Numri i turistëve të huaj vitin e kaluar është rritur për 10.3 për qind

Nga B.M
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

 Shkup, 12 shkurt – Numri i përgjithshëm i turistëve në vend vitin e kaluar ka qenë për 6,0% më i lartë se në vitin 2024. Te turistët e huaj ka rritje  prej 10,3%, ndërsa te turistët vendas ulje  prej 2,2%, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

 Numri bujtjeve, ndërkaq, shënon rritje për 0,8%. Te turistët vendas ka ulje për 4,1%, ndërsa te turistët e huaj rritje për 6,4%.

 Në dhjetor të vitit 2025, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36,7% ishin vendas dhe 63.3% ishin turistë të huaj.

 Numri i bujtjeve në dhjetor të vitit 2025 ishte 112.001, nga të cilët 42,4% ishin turistë vendas dhe 57,6% ishin turistë të huaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër