Trafiku zhvillohet në kushte dimri, dukshmëri e zvogëluar në Pletvar dhe Strazhë

Nga B.M
810 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë kryesisht me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në dy qafa malore – deri në 50 metra në Pletvar dhe deri në 80 metra në Strazhë, informojnë nga qendra dispeçere-informative e NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Kompania thekson se të gjitha rrugët në të gjithë vendin janë të kalueshme, por paralajmëron se në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” u bën thirrje shoferëve që të ngasin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ekipet e kujdestarisë së kompanisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër