SHBA-ja dhe Maqedonia arritën Marrëveshje për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar

Nga B.M
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 13 shkurt – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë arritur Marrëveshje kornizë për tregti reciproke, korrekte dhe të balancuar për përforcimin e marëdhënieve dypalëshe ekonomike, që do t’u sigurojë eksportuesve të dy vendeve qasje më të gjerë deri te tregjet e të tjerëve, publikoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

“Marrëveshja do t’i përforocjë marrëdhëniet tona tregtare, do t’i mbështesë interesat e përbashkëta strategjike, do ta promovojë rritjen ekonomike dhe do ta thellojë partneritetin tonë transatlantik, theksohet në kumtesën e përbashkët.

Kushtet kyçe të Marrëveshjes përfshijnë:

• Maqedonia e Veriut do t’i pezullojë shpenzimet doganore për të gjitha mallrat amrikane industriale dhe bujqësore të eksportuara në Maqedoninë e Veriut .

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i mbajnë 15 për qind tarifat reciproke, siç është theksuar në Urdhrn ekzekutiv 14257 më 2 prill të vitit 2025, siç është ndryshuar, për mallra me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa gjithashtu do t’i identifikojnë produktet nga lista e theksuar në Aneks III në Urdhrin ekzekutiv 14346 më 5 shtator të vitit 2025, Përshtatje potenciale të tarifave për partnerët e harmonizuar, siç është ndryshuar, që të marrin shkallë reciproke doganore prej zero për qind. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut  mund të shqyrtojnë modifikime tjera të tarifave pas lidhjes së Marrëveshjes, duke i marrë parasysh bilandet tregtare dhe faktorët tjerë përkatës.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë në zgjidhjen e shqetësimit të SHBA-së me barrierat jotarifore të imponuara nga Maqedonia e Veriut, të cilat ndikojnë në tregtinë dypalëshe në fushat me prioritet.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut obligohen që të mbajnë konsultime për zgjidhjen dhe parandalimin e barrierave për produktet bujqësore amerikane në tregun vendor.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë detyruar që ta përforcojnë bashkëpunimin e sigurisë ekonomik dhe nacional që ta përmirësojnë rezistencën e zinxhirit të furnizimit dhe inovacioneve përmes aktiviteteve komplementare për përballje me politika jotregtare të vendeve tjera, si dhe për luftën kundër evitimit të të dhënave dhe bashkëpunimit në kontrollet e investimeve dhe kontrollin e eksportit. Ky detyrim përfshin bashkëpunim që të sigurohet se detyrimet ndërkombëtare për furnizime do t’u shërbejnë vetëm atyre vendeve që i kanë ndërmarrë të detyrimet e njejta.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut  e shënojnë qëllimin e tyre që t’i lehtësoinë dhe përmirësojnë lidhjet tregtare.

• Lidhur me mundësitë në sektorin e energjisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut po shqyrtojnë ndërtimin e një ndërlidhësi të ri të madh gazi midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, i cili do t’i lejonte Maqedonisë së Veriut të përmirësonte sigurinë energjetike dhe të diversifikonte burimet e saj të energjisë, duke përfshirë edhe blerjen e gazit natyror të lëngshëm amerikan (LNG).

Maqedonia e Veriut do të fillojë të blejë LNG nga SHBA-ja pas përfundimit të ndërlidhësit të ri të gazit.

• Maqedonia e Veriut obligohet të miratojë dhe të ruajë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të zbatojë në mënyrë efektive ligjet e saj mjedisore.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë për detyrimet për të mbrojtur dhe zbatuar pronën intelektuale, duke përfshirë treguesit gjeografikë.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut do të angazhohen për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me punën.

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e angazhimeve me standarde të larta mbi tregtinë digjitale me qëllim nxitjen e ekonomisë digjitale të hapur dhe konkurruese. Maqedonia e Veriut është obliguar të mos vendosë taksë mbi shërbimet digjitale dhe të mbështesë miratimin e një moratoriumi të përhershëm mbi tarifat doganore për transmetimet elektronike në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonia e Veriut e njohin rëndësinë e lehtësimit të tregtisë së shërbimeve. Maqedonia e Veriut riafirmon angazhimin e saj ndaj Iniciativës së përbashkët të OBT-së për rregullimin vendore për shërbime.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të punojnë  në finalizimin e Marrëveshjes, përgatitjen e Marrëveshjes për nënshkrimin dhe ndërmarrjen e formaliteteve vendore para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër