Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë–Gostivar, ndalim për autobusë dhe kamionë drejt Kodrës së Diellit

Nga B.M
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 15 shkurt – Në rrugën Kërçovë – Gostivar, për shkak të një rrëshqitjeje të madhe të dheut pranë fshatit Kolari, nga ora 7 e mëngjesit është vendosur qarkullim i alternuar vetëm në një korsi, në gjatësi prej 30 metrash, njofton Qendra e Informimit e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të rrëshqitjes, qarkullimi në rrugën Kërçovë – Gostivar nga ora 5:40 ishte plotësisht i ndërprerë.

LAMM informon se nga ora 05:45 në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit është vendosur ndalim për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve.

– Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, mbi korsi kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti – thonë nga LAMM.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ka mundësi për shfaqje rrëshqitjesh. Kjo vlen posaçërisht për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër