Prilep, 15 shkurt – Viktor Ilioski nga Prilepi është zhdukur. Në rrjetet sociale tashmë po shpërndahet informacioni për zhdukjen e tij, ndërsa familja kërkon ndihmë nga qytetarët. Djali në rrjetet sociale figuron me emrin Vikto Fakio.
Viktori për herë të fundit është parë dje (e shtunë, 14.02.) rreth orës 14:00. Ai ka qenë i veshur me një xhaketë ngjyrë blu të errët, pantallona sportive të zeza dhe atlete gri.
Nëse dikush e ka parë djalin, mund të lajmërohet në numrin e telefonit: 076 303 292.

