Debat shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje

Nga D. V.
1,372 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Debati shkencor-profesional mbi Propozim-ligjin për falje do të mbahet sot në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Organizatorët e debatit, Shoqata për të Drejtën Penale dhe Kriminologjinë e Maqedonisë së Veriut (SHDPKM) dhe Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, njoftuan se në debat do të mbajnë fjalim kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Drejtësisë Igor Filkov, dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” Sasho Georgievski, dhe kryetarja e SHDPKM-së, Aleksandra Gruevska-Drakulevski

Shoqata thekson se qëllimi i Propozim-ligjit për falje është të vendosë një procedurë të qartë, transparente dhe me afat të caktuar kohor.

Nga debati shkencor-profesional pritet të dalin përfundime, të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë së Drejtësisë me qëllim përmirësimin e tekstit të Propozim-ligjit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër