Ndalesë qarkullimi për kamionët dhe autobusët në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:40 vendoset ndalesë qarkullimi për kamionët dhe autobusët në drejtimin rrugor Tetovë – Kodërn e Dielllit, kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm  përdorimi i pajisjeve dimërore. 

NP “Rrugët e Maqedonisë” në mëngjes informuan se për shkak të reshjeve të dendura të borës prej orës 06:50 është vendosur ndalesë për qarkulllimin e kamionëve në drejtimet rrugore Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.

artikuj të ndërlidhura