Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Nga D. V.
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

Veliaj kishte paraqitur ankim duke kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë, konkretisht zëvendësimin e saj me një masë më të butë, si “Garancia pasurore” ose “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në argumentimin e tij, ai kishte pretenduar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e masës më të ashpër të sigurimit.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe pretendimeve të paraqitura nga mbrojtja, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rrëzimin e ankimit, duke lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë “Arrest në burg”.

Me këtë vendim, Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa hetimet dhe procedurat e mëtejme pritet të vazhdojnë në përputhje me afatet dhe dispozitat ligjore në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër