Kina dhe Gjermania publikojnë deklaratë të përbashkët për shtyp

Nga D. V.
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Me ftesë të Kryeministrit të Kinës Li Qiang, në datat 25 -26 shkurt Kancelari i Gjermanisë Merz zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Kinë. Gjatë vizitës ai u shoqërua nga një delegacion i lartë prej 30 përfaqësuesish ekonomikë të Gjermanisë.

Në Pekin, Merz zhvilloi takime me Kryetarin e Shtetit të Kinës Xi Jinping, si dhe Kryeministri e Kinës Li Qiang. Liderët e dy palëve shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet Kinë-Gjermani, çështjet ndërkombëtare e rajonale, si dhe politikat ekonomike.

Gjermania ritheksoi zbatimin e politikës së një Kine.

Të dyja palët theksuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar është pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë. Ata theksuan rëndësinë e dialogut të hapur, konkurrencës së drejtë dhe aksesit të ndërsjellë në treg. Palët janë të gatshme t’i adresojnë siç duhet shqetësimet e njëra-tjetrës përmes dialogut të sinqertë dhe të hapur, për të siguruar një marrëdhënie ekonomike dhe tregtare afatgjatë, të ekuilibruar, të besueshme dhe të qëndrueshme.

Të dyja palët besojnë se parimet e Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare janë themeli i bashkëpunimit ndërkombëtar. Kina dhe Gjermania do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje në këtë drejtim, të ruajnë dialogun mbi çështjet ndërkombëtare, të mbështesin me vendosmëri statusin e Kombeve të Bashkuara dhe t’i përmbahen multilateralizmit dhe tregtisë së lirë.

Të dyja palët inkurajuan dhe mbështetën forcimin e shkëmbimeve njerëzore midis dy vendeve dhe ranë dakord të forcojnë më tej bashkëpunimin kulturor e sportiv, si dhe të rrisin mirëkuptimin e ndërsjellë përmes programeve të shkëmbimit dhe vizitave të ndërsjella midis figurave kulturore, organizatave sportive dhe të rinjve.

Ato diskutuan gjithashtu çështjen e Ukrainës dhe mbështetën përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme bazuar në Kartën dhe parimet e OKB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër