Vazhdon gjykimi në rastin “Administrimi i drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet dëshmia e dëshmitarit të dytë të ZPS-së.

Një dëshmitar i mbrojtur, i cili dëshmoi dje, deklaroi se Rrustem Mustafa gjatë intervistës për Prokurorinë kishte thënë se askush nuk kishte ndërhyrë në dëshminë e tij në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte. Sipas leximit të avokatit të Fadil Fazliut, Mustafa kishte theksuar se të akuzuarit ishin shokët e tij, por se ai do të dëshmonte vetëm për ato që dinte, pa u ndikuar nga askush.

Dje pyetje për dëshmitarin e parë të ZPS-së (Dëshmitari 7) parashtruan ekipet mbrojtëse të Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt.

Pas konfirmimit të aktakuzës, më 5 dhjetor 2024 u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu dhe u transferuan në paraburgim në Hagë. Hashim Thaçi mori fletarrestimin, ndërsa Hajredin Kuçi fletëthirrjen për paraqitje.

Të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës (Thaçi dhe Smakaj fillimisht nuk u deklaruan, por më pas dorëzuan deklarimet me shkrim në janar 2025).

Më 12 nëntor 2025, çështja iu kalua gjykatësit të vetëm për gjykim. Konferenca përgatitore u mbajt më 28 nëntor 2025, ndërsa gjykimi nisi më 27 shkurt 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër