Zgjidhen zëvendësministrat e rinj! Admir Shabani në Ministrinë e Mbrojtjes, Driton Sulejmani në Ministrinë e Arsimit

Nga D. V.
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars – Me 71 vota pro dhe 11 kundër, Kuvendi zgjodhi Admir Shabanin si zv/ministër të Mbrojtjes dhe Driton Sulejmanin si zv/ministër të Arsimit. Kryeministri tha se është i bindur se të dy zv/ministrat do të japin kontribut në fushën e tyre. Opozita, nga ana tjetër, me kritika, thotë se bëhet fjalë për një vendim politik, nga i cili shihet se nuk ka të bëjë me kompetencë, por me llogaritje koalicioni

“Në Ministrinë e Mbrojtjes të punojnë njerëz që do të kontribuojnë për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për thellimin e bashkëpunimit me aleatët tanë. Jam i bindur se zoti Shabani do të japë një kontribut të rëndësishëm në atë mision. Në të njëjtën kohë, propozoj që zv/ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të zgjidhet Driton Sulejmani, pasi arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e çdo kombi”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

“Zv/ministrat e propozuar janë njerëz me funksione partiake, zëdhënës, por nuk kanë rezultate profesionale të vërtetuara në fushën që duhet të drejtojnë. Nuk jam e sigurt nëse e dinë se arsimi nuk është një projekt partiak, pasi kjo Qeveri e trajton pikërisht kështu, ashtu siç mbrojtja nuk është pjesë e marketingut partiak dhe as një vend ku duhet të vendosen kuadrot partiake, megjithëse ata e bëjnë këtë edhe me çmimin e cenimit të sistemit të sigurisë”, deklaroi Daniela Nikollova – LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër