Wang Yi mbi situatën në Iran: Armëpushim dhe fund i luftës, rivendosje e paqes në Lindjen e Mesme dhe në botë

Nga Xh M
1,106 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shtjelloi të dielën qëndrimin e Kinës mbi situatën në Iran në një konferencë për shtypin gjatë “dy sesioneve”.

Wang Yi deklaroi se situata në Iran është aktualisht në qendër të çështjeve ndërkombëtare. Kina, duke mbajtur një qëndrim objektiv dhe të paanshëm, e ka sqaruar vazhdimisht qëndrimin e vet parimor, i cili mund të përmblidhet si “armëpushim dhe pë rfundim i luftës”. Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur dhe që nuk i sjell dobi asnjë pale. Historia e Lindjes së Mesme i ka treguar vazhdimisht botës se forca nuk është zgjidhja e problemeve, ndërsa konflikti i armatosur vetëm shton urrejtjen dhe lind kriza të reja. Kina përsërit thirrjen e saj për një ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të shmangur përhapjen e konfliktit.

Wang theksoi që trajtimi i saktë dhe i duhur i çështjeve që lidhen me Iranin dhe Lindjen e Mesme duhet t’u përmbahet disa parimeve themelore:

Së pari, respekti për sovranitetin kombëtar. Sovraniteti është guri i themelit i rendit aktual ndërkombëtar. Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i Iranit e i vendeve të tjera në rajonin e Gjirit duhet të respektohen dhe janë të paprekshme.

Së dyti, mosabuzimi me forcën. Përdorimi i shpeshtë i fuqisë nuk tregon forcë dhe civilët nuk duhet të bëhen viktima të pafajshme të luftës.

Së treti, respektimi i parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme. Çështjet e Lindjes së Mesme duhet të vendosen në mënyrë të pavarur nga vendet e rajonit.

Së katërti, çështjet e nxehta duhet të zgjidhen politikisht. Të gjitha palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur, t’i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut të barabartë dhe të përpiqen të arrijnë siguri të përbashkët.

Së pesti, fuqitë e mëdha duhet të luajnë një rol konstruktiv dhe ta përdorin forcën e tyre me mirëbesim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër