Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shpresa se do të merrte dritë jeshile për lirimin nga qelia nga Gjykata e Lartë i dogji të enjten ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mundësinë e shqyrtimit të një kërkese për ndryshim mase në Gjykatën e Posaçme.

Kjo për faktin se dy kërkesa të tij për zbutje të masës “arrest në burg” gjykoheshin në të njëjtën ditë, një në Gjykatën e Posaçme dhe tjetra në Gjykatën e Lartë, dhe ish-presidenti ka zgjedhur të dëgjojë vetëm vendimin e Gjykatës së Lartë.

Në seancën e caktuar në Gjykatën e Posaçme, Meta u tërhoq nga kërkesa për zëvendësim të masës. Pas kësaj, gjyqtarja Irena Gjoka mbylli gjykimin, duke vendosur mospranimin e kërkesës për ndryshim të masës. Referuar vendimit të Gjokës, një kopje e të cilit u sigurua nga A2, avokatët e Metës, Kujtim Cakrani dhe Gyslem Zhllima, deklaruan se ishin njoftuar nga Gjykata e Lartë lidhur me shqyrtimin e kërkesës së depozituar prej tyre, në lidhje me afatet e paraburgimit, dhe në këto kushte, në pritje të vendimmarrjes së kësaj gjykate, kërkuan heqjen dorë nga kërkesa.

Sipas vendimit gjyqësor, kjo kërkesë është konfirmuar edhe personalisht nga i pandehuri Meta, i pranishëm në sallën e gjyqit.

Edhe me gjithë pritshmëritë e ish-presidentit dhe avokatëve të tij, Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e bërë prej tyre, duke lënë të pandryshuar masën “arrest në burg” ndaj Metës, masë që ai e vuan prej gati 17 muajsh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër