Ministri Hoxha: Muajin e ardhshëm do të organizohet debat publik për Ligjin e ri për mbrojtjen e natyrës

Nga Xh M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 mars – Me rastin e 21 Marsit, Ditës Botërore të Pyjeve, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, bëri të ditur se gjatë muajit të ardhshëm do të hapet diskutimi publik për një ligj të ri që ka për qëllim mbrojtjen e natyrës.

Ky ligj pritet të sjellë përmirësime të rëndësishme në ruajtjen e ekosistemeve, duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së pyjeve.

Nga Ministria u bë thirrje që institucionet, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile të angazhohen në këtë proces konsultimi.

Përfshirja e gjerë shihet si thelbësore për krijimin e një ligji funksional dhe gjithëpërfshirës, i cili do të adresojë në mënyrë efektive sfidat aktuale të mjedisit dhe do të ndikojë pozitivisht në të ardhmen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër