Shkup, 25 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj pretendimeve të Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me dëmtimet e pretenduara në hapësirat publike në Çair.
Sipas Mexhitit, videot që janë publikuar dhe që pretendohet se paraqesin dëmtime në plato të Sheshi Skënderbe, nuk janë reale dhe nuk i përkasin territorit të kësaj komune.
“Sot u vërtetua edhe njëherë ajo që ne e kemi thënë vazhdimisht. BDI nuk e di as më çka flet dhe nuk i din madje as kufijtë elementarë territorialë të Çairit”, njofton Mexhiti, transmeton Zhurnal.mk.
Ai theksoi se pamjet që qarkullojnë në publik janë të pasakta dhe nuk kanë të bëjnë me hapësirat e Komunës së Çairit.
“Dëmtimet që shfaqen nëpër video, se gjoja janë tek platoja e Sheshit Skënderbe, nuk janë të vërteta, sepse ato pamje nuk i takojnë Çairit”, shtoi ai.
Kjo deklaratë vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes palëve për çështje që lidhen me menaxhimin dhe gjendjen e hapësirave publike në Shkup.
Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi.PranojLexo më tepër