Era e fortë shkakton incident në Durrës, vetrata e xhamit shkëputet nga fasada e pallatit, s’ka të lënduar

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Era e tërbuar dhe deti me dallgë të mëdha e kanë vështirësuar procesin e punës në kantierin e ndërtimit në pjesën fundore të shëtitores “Taulantia” në Durrës.

Pavarësisht se puna për hapjen e gropave ku do të vendosen plinta dhe më pas pergolatet e betonit ka vijuar pa ndërprerje, punëtorët kanë hasur vështirësi të shumta për shkak të mbushjes së gropave me ujë.

Era e fortë shkaktoi një incident në lagjen nr. 3 të qytetit, por fatmirësisht pa të lënduar. Një vetratë e madhe xhami u shkëput nga fasada e pallatit dhe, së bashku me llamarina të shumta, përfunduan në trotuar dhe në rrugën “Egnatia”.

Sipas Kapitenerisë së Portit të Durrësit, era e fuqishme është me forcë 5 ballë dhe me drejtim jug. Pritet që forca e saj të ulet në orët në vijim dhe nuk parashikohen problematika në lundrimin e trageteve që lidh in Durrësin me Barin mbrëmjen e sotme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër