Besnik Qaka flet rreth mundësisë për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Nga D. V.
492 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer me një intervistë në Klan Kosova për jetën dhe karrierën muzikore.

Mes tjerash është pyetur edhe për formatin e Big Brother dhe nëse ka pasur ftesa për të.

Ai thekson se e ka parë shumë shpesh që është komentuar si pjesëmarrës në këtë format.

 Foto: YouTube

Megjithatë, nuk komentoi më shumë nëse ndonjëherë do të jetë pjesë e këtij reality shou.

“Unë edhe Big Brother jemi shumë larg. Ftesa kam pasur. Edhe kështu në rrjete sociale e kam parë emrin tim, gjithmonë kam thënë me kë kanë folur këta njerëz”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Më kanë thirr njerëzit a ke me hy, ia kam bërë mos e bë të madhe”.

Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse në të ardhmen do të jetë pjesë e BBVK apo BBVA.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër