Prilep, 30 mars, Zhurnal.mk – Një incident i rëndë është regjistruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues në Prilep, ku një përleshje mes dy të dënuarve ka përfunduar me lëndime trupore.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në pjesën e hapur të burgut. I dënuari A.F. (34) nga rrethina e Prilepit ka sulmuar fizikisht bashkëvuajtësin e tij, F.S. (45), gjithashtu nga Prilepi.
Gjatë përleshjes, 34-vjeçari ka përdorur një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime të dënuarit tjetër. I lënduari është transportuar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku mjekët kanë konstatuar plagët dhe i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.
Nga autoritetet bëjnë të ditur se policia dhe drejtoria e burgut kanë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa priten edhe veprime të mëtejshme procedurale ndaj personit të dyshuar.
Rasti është në hetim.
