Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka folur për projektet infrastrukturore në Maqedoni, sidomos në zonat ku jetojnë shqiptarët. Azizi tha se si VLEN angazhohen që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet për shqiptarët dhe gjithë qytetarët, ndërsa foli edhe për Korridorin 8. Deputeti Azizi theksoi se Korridori 8 do të kalojë në Qafë Thanë, ndërsa tha se opozita bënë vetëm propagandë.
“Korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana, pavarësisht asaj se ku mund të kalojë traseja. Mendoj që në të kaluarën ka pasur elemente që gjithmonë kanë sponsoruar e favorizimit të etniteteve tjera dhe në dëm të shqiptarëve. Mund të ketë edhe tash, por ne jemi për këtë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Dallimi ynë prej atyre përfaqësuesve që kanë qenë më përpara është se ne bëjmë betejë të përditshme. Në bazë të fakteve dhe argumenteve kemi marrur hisen që na takon, dhe jemi aty për të mos bërë kompromise” tha ai në një paraqitje në TV21.
Duke folur për projektet infrastrukturore në zonat ku jetojnë shqiptarët, Azizi gjithashtu bëri se shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit Tetovë – Prizren
Azizi tha se Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcë, ndërsa tha se është duke u punuar për segmentin që do të vijë deri para tunelit.
“Komuna e Tetovës ka ndarë mjete konkrete në këshillin 18 milionë denarë për segmentin Shipkovicë – Bozovcës dhe është duke u punuar për segmentin i cili do të vijë para tunelit. Atë që e ka thënë edhe kryetari edhe ne, ju jeni dëshmitarë që ne e bëjmë realitet. shumë shpejt do të bëhet tenderimi për projektimin e tunelit dhe do të nisin hapat për realizimin e tij”, tha Azizi.
Azizi: Korridori 8 drejtë Qafë Thanës, opozita merret me propagandë
514
