Nuk ka ndryshime të korridorit 8 në territorin e Shqipërisë, sipas ministrisë në Tiranë

Nga D. V.
565 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 Prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Shqipërisë thotë se projekti i trasesë së paraparë i Korridorit 8 në territorin shqiptar do të vazhdojë deri në Qafë Thanë për në kufirin me Maqedoninë e Veriut, raporton TV21.
Televizioni thotë se sipas një përgjegje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë po punohet edhe për një kalim të ri kufitar midis të dy vendeve, ndërkohë që po punohet në vazhdim të autostradës deri në Qafë Thanë me Maqedoninë e Veriut.

“Punimet e autostradës së Korridorit 8 zhvillohen në dy segmente njëkohësisht Rrogozhinë-Elbasan dhe Elbasan-Qafë Thanë. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut është kërkuar që të projektohet një trase e re nga ura e Bushtricës përmes një tuneli drejtë Ladorishtes dhe të hapet një vendkalimi i ri kufitarë, për shkurtim të kohës dhe për të evituar maloret që janë më të kushtueshme për ndërtim dhe mirëmbajtje,” citon TV21 një përgjegje të kësaj ministrie.

“Por, Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë edhe segmentin e mëparshëm drejt Qafë Thanës me Autostradë, për të cilat po zhvillohen punimet edhe në zonën e mbrojtur nga UNESCO”, thuhet në përgjegje të ministrisë së Shqipërisë, shkruan TV21.

Deklarimet e ministrisë në Shqipëri, sikur heqin dilemat e krijuara nga opozita në Maqedoni të Veriut, me pretendimet se në Maqedoni të Veriut qeveria po planifikon që të ndërpres punimet në korridor për në kufirin me Shqipërinë.

Detajet e vendimeve për trasen alternativë eventuale të segmentit nga afërsia e Liqenit të Ohrit, si zonë e mbrojtur nga UNESCO, e deri në kufirin me Shqipërinë sipas Kryeministrit Hristijan Mickoski, do të mësohen në Qershor, pas konsultimeve me UNESCO-n.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër