Mendi Qyra inspekton punimet në terrenin sportiv pranë SHF “Vëllezërit Miladinovci”

Nga D. V.
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos
Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës Mendi Qyra, inspektoi nga afër punimet në terrenin sportiv pranë Shkollës Fillore “Vëllezërit Miladinovci”, një projekt që tashmë është në prag të përfundimit dhe është i financuar nga Ministria e Sportit.
Ky investim synon të krijojë kushte më të mira për nxënësit dhe të rinjtë, duke promovuar aktivitetin fizik dhe një stil jetese të shëndetshëm.
Sporti është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e trupit dhe mendjes – trup i shëndoshë, mendje e shëndoshë.
Komuna mbetet e përkushtuar që të ofrojë hapësira moderne dhe të sigurta për të gjithë, sepse rinia jonë meriton më të mirën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër