80% e grave paguajnë për shërbime gjinekologjike që janë falas

Nga Xh M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill Zhurnal.mk – Qasja në shërbimet shëndetësore për gratë në Maqedoninë e Veriut mbetet e kufizuar, kështu thonë nga shoqata HERA me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit. Ata thonë se të dhënat tregojnë dobësi të mëdha në qasjen te shërbimet parandaluese.

“80% e grave kanë paguar për shërbime gjinekologjike që duhet të jenë falas. Vetëm rreth 15% e grave përfshihen në skrinimin për kancerin e qafës së mitrës brenda një periudhe trevjeçare, në vend të 75% të nevojshme. 92% e grave rome nuk informohen për të drejtën e tyre për kontroll gjinekologjik falas. Qasja te testimi për HIV është shumë më efektive përmes organizatave qytetare: 1 rast pozitiv në 150 teste, krahasuar me 1 në 1150 në institucionet shëndetësore”, thonë nga Hera.

Ata thpnë se edhe pse ekzistojnë programe parandaluese, zbatimi i tyre në praktikë mbetet i kufizuar për shkak të mungesës së financimit, qasjes të dobët dhe informimit të pamjaftueshëm, gjë që godet veçanërisht grupet e cenueshme dhe gratë në zonat rurale.

“Parandalimi nuk duhet të jetë një aktivitet i rastësishëm, por një shërbim i vazhdueshëm dhe i arritshëm për të gjithë”, thonë nga Hera.

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit shënohet nën moton “Së bashku për shëndetin – qëndro pas shkencës”, Hera dje në Shkup – Komunën Qendër organizoi kontrolle dhe konsultime shëndetësore falas, me qëllim të afroheshin shërbimet parandaluese te qytetarët dhe të theksohej nevoja për përmirësimin e tyre sistematik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër