FSK-së i bashkohen 36 ushtarë të rinj nga radhët e komuniteteve jo-shumicë

Nga D. V.
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, Forca e Sigurisë së Kosovës ka certifikuar 36 rekrutë nga radhët e komuniteteve jo shumicë, të cilët nga sot i bashkohen zyrtarisht kësaj force si ushtarë.

Në ceremoninë solemne është bërë e ditur se rekrutët e certifikuar vijnë nga komunitetet turk, ashkali, boshnjak, rom dhe egjiptian, duke reflektuar përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force gjithëpërfshirëse dhe shumëetnike.

Gjatë trajnimit bazik ushtarak, rekrutët kanë përfituar njohuri dhe aftësi themelore ushtarake, të cilat do t’u shërbejnë në realizimin e detyrave në kuadër të misionit të FSK-së në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së, familjarë të rekrutëve si dhe mysafirë të ftuar, të cilët kanë ndjekur nga afër certifikimin e tyre.

FSK vlerëson se certifikimi i këtyre rekrutëve përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në konsolidimin e karakterit gjithëpërfshirës të institucionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër