Balla takon ambasadorin Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë drejt BE-së

Nga D. V.
245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, dy palët shkëmbyen mendime për hapat e ardhshëm në procesin integrues dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së fortë gjermane për Shqipërinë në rrugën e saj europiane.

Balla nënvizoi rolin që do të luajë grupi parlamentar i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në Kuvend, si instrument i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve gjermane në vend.

Gjermania është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë brenda BE-së dhe ka qenë vazhdimisht zë mbështetës i procesit të zgjerimit të bllokut europian në Ballkanin Perëndimor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër