Festa e Pashkës, shënohen radhë të gjata në Kakavijë

Nga Xh M
277 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kakavijë, 11 prill Zhurnal.mk – Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm këto ditë, ndërsa shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të festuar Pashkët pranë familjarëve të tyre në shtetin helen.

Vetëm gjatë periudhës 6–10 prill janë përpunuar mbi 37 mijë shtetas në hyrje dhe dalje, si dhe afro 13 mijë mjete, duke e kthyer këtë pikë në një nga më të ngarkuarat në jug të vendit.

Prej datës 10 prill, kontrolli në kufi nuk bëhet më vetëm përmes pasaportës, por edhe nëpërmjet identifikimit biometrik, përmes fytyrës dhe gjurmëve të gishtërinjve.

Në të gjitha vendet e hapësirës Schengen ka hyrë në fuqi Sistemi Evropian i Hyrjes dhe Daljes (Entry/Exit System), një sistem i ri që po zbatohet edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me një regjistrim elektronik të çdo hyrjeje dhe daljeje për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe qytetarët shqiptarë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër