Rama uron kryeministrin e ri të Hungarisë: Të punojmë për t’i afruar edhe më tej vendet tona

Nga D. V.
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama, përgëzoi sot për fitoren kryeministrin e ri të Hungarisë, Peter Magyar.

Përmes një reagimi në platformën “X”, kreu i qeverisë vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë aktuale dhe njëkohësisht përshëndeti ndryshimet politike në vend.

Rama gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me synim afrimin edhe më tëj mes dy vendeve.

“Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.

“Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona”, shkruan Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër