Trepça pezullon një punëtor, dyshohet për ndërprerje të ventilimit në minierë

Nga Xh M
186 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mitrovicë, 14 prill Zhurnal.mk – Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se ka pezulluar nga puna një punëtor të Njësisë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”, pas dyshimeve për shkelje të rëndë në vendin e punës.

Sipas ndërmarrjes, punëtori dyshohet se ka ndërprerë në mënyrë të qëllimshme energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional.

“Me datën 14.04.2026, Kryeshefi Ekzekutiv ka nxjerrë Vendimin me nr. prot. 3167 për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit z. M.LL., i punësuar në Njësinë Biznesore ‘Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë’. Ky vendim është nxjerrë në bazë të denoncimit me nr. prot. 557, të datës 14.04.2026, të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit në njësinë përkatëse, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme. Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër