Ish Presidenti Topi: Fajin për emërimin e Olsi Dados e ka ish Kryeprokurorja Ina Rama

Nga Xh M
256 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 prill Zhurnal.mk – Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka rrëfyer për herë të parë se si është bërë emërimi i Ols Dados prokuror në vitin 2008. Sipas Topit, propozimi ka ardhur nga Kryeprokurorja e asaj kohe, Ina Rama, dhe institucioni i Presidentit ka pasur vetëm tagrin për ta dekretuar formalisht.

Ai tha se gjithçka që i takonte procedurës ezaurohej brenda Prokurorisë, e cila administronte të gjitha dokumentet kur hapej gara dhe te Presidenti vinte vetëm propozimi formal për dekretim.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë: Tek Presidenti nuk vijnë gjëra të karakterit analitik. Dekreti është në përputhje me parimet kushtetuese. Cilat janë parimet kushtetuese? Që në këtë marrëdhënie midis dy institucioneve, të drejtën e propozimit e ka Kryeprokurori, i cili vjen vetëm me një propozim formal dhe Presidenti e dekreton. Këtu mbyllet rruga institucionale. Me sa unë kam në memorie, jo thjesht si procedurë specifike, por sipas ligjit dhe Kushtetutës, ka pasur një tagër, ndoshta minimal, por e ka pasur edhe Presidenti, edhe Kryeprokurori, në rastin konkret Kryeprokurorja, e cila sipas analizës së rrethanave, unë nuk e kam shfrytëzuar personalisht, ka pasur një minimum të drejte për të futur në sistem edhe ndonjë person, burrë apo grua, ç’rëndësi ka, e cila e tejkalonte këtë pjesën e Shkollës së Magjistraturës”, ka thënë ish-Presidenti Topi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar prej disa ditësh një kërkesëpadi pranë Gjykatës Administrative, në të cilën kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, pikërisht pse ai është emëruar (siç e dëshmoi sot Presidenti Topi, me propozim direkt nga Kryeprokurorja Ina Rama) në detyrë pa pasur Shkollën e Magjistraturës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër