Miratohet Plani Kombëtar për menaxhimin e ngjalës, Hoxha: Hap i rëndësishëm për trashëgiminë natyrore

Nga Xh M
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 prill Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, njoftoi se në seancën e fundit të Qeverisë është miratuar Plani Kombëtar për menaxhimin e ngjalës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë natyrore.

Sipas tij, plani ka për qëllim rikuperimin e popullatës së ngjalës përmes masave konkrete për monitorim dhe menaxhim afatgjatë, në koordinim me vendet e rajonit dhe në përputhje me rregullativën e Bashkimit Evropian.

Hoxha theksoi se ky zhvillim ka një rëndësi të veçantë edhe në aspektin lokal, duke kujtuar lidhjen e fortë të rajonit të Strugës me ekosistemin ujor.

“Për mua si strugan, kjo ka rëndësi të veçantë. Drini i Zi dhe Liqeni i Ohrit janë pjesë e jetës sonë, ndërsa ngjala është pjesë e identitetit të këtij rajoni”, u shpreh Hoxha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër