Begaj pret Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

Nga D. V.
169 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Në një njoftim për mediet, presidenca bën të ditur se gjatë takimit kreu i shtetit i përcolli zonjës Forbes mirënjohje për ndihmën e dhënë ndaj situatave emergjente në Shqipëri, por dhe për bashkëpunimin me institucionet shqiptare për çështje të përbashkëta humanitare.

Në veçanti, Kreu i Shtetit vlerësoi projektet mbështetëse për Kryqin e Kuq Shqiptar. “Në sajë të këtij kontributi, u shpreh Presidenti Begaj, angazhimi i Kryqit të Kuq Shqiptar për kapërcimin e sfidave ka dhënë rezultate në komunitet”.

Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës vlerësoi përfshirjen e Federatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me ndihma në kriza dhe fatkeqësi, si dhe për promovimin e  vullnetarizmit.

“Solidariteti dhe ndihma për shtresat më të cenueshme të shoqërisë janë vlera universale për të cilat kemi shumë nevojë. Ne duhet t’i edukojmë këto vlera tek të rinjtë”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, së cilës i garantoi mbështetjen e tij për nisma që nxisin solidarizimin dhe ndërtimin e një shoqërie që mbart këto vlera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër