Sala takon Várhelyi në Bruksel: Të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe për të forcuar sistemin shëndetësor

Nga Xh M
191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 15 prill Zhurnal.mk – Ndërsa ndodhet në Bruksel, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka zhvilluar një takim konstruktiv me Komisionerin Olivér Várhelyi.

Ecuria e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian, me fokus të veçantë te Kapitulli 28 për shëndetin publik, ishin temat kryesore të diskutimit gjatë takimit.

“Një takim konstruktiv me Komisionerin Várhelyi, ku diskutuam mbi ecurinë e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë te Kapitulli 28 për shëndetin publik, një nga kapitujt më sfidues.

Shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në këtë rrugëtim.

Jemi të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe, për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, ndërkohë që vijojmë pjesëmarrjen në #EU4Health si një hap konkret drejt integrimit.

Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”, shkruan ministrja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër