TURQI – 162 të arrestuar pas sulmeve me armë në dy shkolla

Nga D. V.
161 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Stamboll, 16 prill, Zhurnal.mk – 162 persona janë arrestuar dhe mbi 1 000 llogari në rrjetet sociale janë bllokuar në Turqi pas sulmeve me armë në dy shkolla, që ndodhën në jug dhe juglindje të vendit, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek.

“Shumë llogari janë identifikuar si të tilla që kanë (…) shpërndarë përmbajtje të afta për të përhapur frikë, ankth dhe panik në mesin e popullatës, kanë përhapur publikisht informacione të rreme dhe kanë bërë propagandë në favor të krimit dhe kriminelëve”, deklaroi ministri në platformën X, duke shtuar se 162 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.

Ndërkohë, autoritetet  thanë se një dokument i gjetur në kompjuterin e të dyshuarit, i datuar disa ditë para ngjarjes, sugjeron se ai kishte synuar të kryente një akt të madh dhune.

Policia në Ankara tha se zbulimet  fillestare tregojnë se sulmi u krye nga një individ i vetëm dhe nuk lidhet me terrorizmin.

Sipas raportimeve, i dyshuari kishte përdorur si foto profili një imazh të një sulmuesi nga një masakër e vitit 2014 në Shtetet e Bashkuara, sipas policisë AA.

Hetuesit po analizojnë aktivitetin në rrjetet sociale pas raportimeve se disa përdorues kanë bërë thirrje për sulme të tjera në shkolla, përfshirë në platformën Telegram.

Policia bëri të ditur se rreth 940 llogari në rrjetet sociale dhe mbi 90 grupe në Telegram janë mbyllur, ndërsa më shumë se 80 persona po kërkohen nën dyshimin për vepra penale, përfshirë glorifikimin e krimit.

Babai i të dyshuarit, një ish-oficer policie në pension. Autoritetet besojnë se sulmuesi ka përdorur armët e të atit.

Ministria e Brendshme turke njoftoi sot se masat e sigurisë në shkollat në të gjithë vendin do të forcohen pas sulmit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër