Haradinaj kërkon nga Kuvendi ceremoni përkujtimore për Eliot Engel

Nga D. V.
153 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill Zhurnal.mk –  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës kërkesën për organizimin e një ceremonie përkujtimore në nder të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel.

Haradinaj ka theksuar se përmes kësaj nisme synohet shprehja e mirënjohjes institucionale për rolin e Engel në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një ndër zërat më të fuqishëm në momentet kyçe për vendin.

Sipas propozimit, kërkohet mbajtja e një seance të veçantë përkujtimore në Kuvend, krijimi i një çmimi vjetor “Eliot Engel”, si dhe vendosja e një memoriali të përhershëm brenda hapësirave të institucionit.

Kreu i AAK-së ka vlerësuar se nderimi i miqve të Kosovës është detyrim institucional dhe kombëtar, duke shtuar se kjo iniciativë synon të ruajë kujtesën historike dhe të forcojë aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër