Fillojnë punimet në rrugën lokale në Dobrosht, investim mbi 13 milionë denarë

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 17 prill, Zhurnal.mk – Në fshatin Dobrosht kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës lokale, një projekt infrastrukturor që synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit për banorët e zonës.

Fillimin e punimeve e kanë inspektuar kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me zëvendësministren e Transportit, Kaltrina Zekolli.

Sipas autoriteteve, projekti përfshin rikonstruktimin e plotë të rrugës lokale në gjatësi prej 600 metrash, si dhe ndërrimin e pusetave ekzistuese.

Vlera e përgjithshme e investimit kap shifrën prej 13.311.226 denarësh dhe vlerësohet si një ndër ndërhyrjet e rëndësishme infrastrukturore në këtë zonë.

Nga Komuna e Tearcës bëjnë të ditur se ky projekt është vetëm faza e parë e një serie investimesh që pritet të realizohen në periudhën e ardhshme, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura