Çuçer Sandevë, 5 nëntor Zhurnal.mk – Në prag të Kongresit të radhës, Aleanca për Shqiptarët po vijon procesin e konsolidimit dhe riorganizimit të brendshëm, me synimin për të forcuar strukturat partiake në çdo degë të vendit.
Në kuadër të këtij procesi sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Çuçer Sandevës, ku morrën pjesë anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të shumtë.
Kuvendi Zgjedhor përmbylli punimet me zgjedhjen e udhëheqësisë së re dhe kompletimin e organeve drejtuese, duke i dhënë degës një strukturë të re organizative për sfidat dhe angazhimet që e presin.
Në këtë takim partiak morën pjesë drejtues të lartë të Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequr nga kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari.
Anëtarët e degës së Çuçer Sandevës, përmes votës së tyre, drejtimin e degës i’a besuan Elham Ali .Pas marrjes së besimit, kryetari i ri falënderoi anëtarësinë për mbështetjen dhe garantoi angazhim maksimal në drejtimin e degës. Ai u shpreh se puna e tij do të mbështetet në përgjegjësi, bashkëpunim dhe transparencë, me fokus në konsolidimin e strukturave dhe zgjerimin e aktivitetit politik.
Përmes konsolidimit të vazhdueshëm të strukturave, Aleanca për Shqiptarët synon të ndërtojë një organizim më të qëndrueshëm dhe më përfaqësues, me fokus te qytetarët, kërkesat, nevojat dhe interesat e tyre.
