Raye zbulon se nuk do të shkruajë këngë të reja derisa të bjerë në dashuri

Nga D. V.
67 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja, Raye, ka zbuluar se nuk do të shkruajë këngë të reja për albumin e saj të ardhshëm derisa të përjetojë sërish dashurinë, duke e quajtur këtë vendim “protestën e saj të heshtur”.

Duke folur në një intervistë për Sunday Times Young Power List 2026, 28-vjeçarja tha se albumi i saj i tretë mund të titullohet “And Then She Fell in Love”, por theksoi se nuk do të nisë procesin e shkrimit të këngëve derisa të fillojë një kapitull i ri në jetën e saj personale.

“Dhe nuk do të shkruaj asnjë këngë të vetme – qoftë një vit, pesë vjet, dhjetë vjet – derisa të fillojë ai kapitull i jetës sime. Kjo është protesta ime e heshtur”, u shpreh ajo.

Raye gjithashtu foli për presionin e madh të industrisë muzikore, duke pranuar se shpesh e ka shtyrë veten në kufijtë e lodhjes nga frika se ndalimi i punës mund të ndikojë në karrierën e saj, shkruan DailyMail.

“Mendoj se jemi në një epokë ku nëse ndalesh, duket sikur gjithçka përfundon. Dhe meqë kam punuar shumë për të arritur këtu, ndiej një presion për të vazhduar pa ndalur”, tha ajo.

Artistja britanike ka pasur një rrugëtim të vështirë në industri, duke kaluar vite të tëra me vonesa dhe konflikte me label-in e saj të mëparshëm, para se të ndërtonte karrierën në mënyrë të pavarur.

Sot, Raye konsiderohet si një nga historitë më të mëdha të rikthimit në muzikën britanike, me sukses të madh në lista, çmime të rëndësishme dhe një kontroll më të madh mbi krijimtarinë e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër