Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Nga D. V.
369 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 prill, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,13 % në raport me vendimin e datës 14.4.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,939 den/kg dhe do të jetë 46,288 den/kg.Nga data 21.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 80,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 82,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 94,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 97,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 46,288 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 21.4.2025. Tregtarët me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës dhe të karburanteve për transport mund të vendosin çmime të veçanta për derivatet e naftës dhe të karburanteve për transport edhe më të ulëta se çmimet më lartë të përcaktuara. Në Vendimin për Përcaktimin e Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Naftës, janë përfshirë norma e privilegjuar e TVSH-së prej 10% (me përjashtim të mazutit dhe fraksionet e dizelit) dhe shumat e ulura të akcizës për eurodizel prej 4 den/l dhe 2 den/l për fraksionet e benzinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër