Shkëlqeu ndaj Fiorentinës, Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A

Nga D. V.
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ka përfunduar xhiro e 33-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Ylber Ramadani ka zhvilluar një ndeshje fantastike ndaj Fiorentinës në barazimin e Lecces 1-1.

Mesfushori shqiptar ishte më i miri në fushë për Leccen që mori një barazim me shumë vlera.

Kjo ka bërë që ai të futet në formacionin e javës nga SofaScore në Serie A.

Ramadani mori notën 8.0, derisa përveç tij në mesfushë janë edhe Fagioli, Nico Paz, Nicolo Barella, Adrien Rabiot e Strefezza.

Në sulm është Nzola, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hermoso, De Vrij e Kelly.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër