LSDM e shton presionin ndaj Mickoskit për të kërkuar extradimin e Gruevskit

Nga D. V.
191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 Prill, Zhurnal.mk – Partia opozitare maqedonase, LSDM, sot përsëri e kritikoi qeverinë e Hristijan Mickoskit pse ende nuk ka dërguar kërkesë tek qeveria në ardhke e Hungarisë për ekstradimin e Nikola Gruevskit.
LSDM madje konsideron se Mickoski dhe partia e tij VMRO-DPMNE po e mbrojnë ish-kreun e partisë dhe ish-kryeministrin i cili në Maqedoni të Veriut është i dënuar me burg nën akuzat për keqpërdorim detyre e shpërlarje parash.

“Ende nuk ka një kërkesë të vlefshme për ekstradim për Nikola Gruevskin nga Hungaria. Kërkesa e paraqitur nga qeveria e mëparshme e LSDM-së ka skaduar, dhe qeveria aktuale e Mickoskit nuk ka paraqitur një kërkesë të re. Gjithashtu nuk ka asnjë urdhër arresti aktiv të Interpolit për të,” tha partia opozitare.
Sipas LSDM-së Mickoski dhe VMRO-DPMNE “nuk kanë bërë asgjë për ta rikthyer Gruevskin në Maqedoni dhe për t’u përballur me drejtësinë.”

“Kjo nuk është rastësi. Kjo është provë e qartë se Mickoski po mbron organizatën kriminale, pjesë e së cilës është edhe ai vetë. Ndërsa mburret publikisht për “ndjenjat” e tij dhe kërcënimet ndaj opozitës, ai jo vetëm që nuk bën asgjë për Gruevskin, i cili është dënuar për krime të shumta, por e mban atë në mënyrë aktive në Budapest,” thotë në komunikatë LSDM.
Mickoski para një jave u tha gazetarëve se ai nuk ka “anjë pritje” se i arratisuri Gruevski do të kthehet në Maqedoni të Veriut.

“Nuk kam asnjë pritje, por nëse ai paraqitet në Maqedoni, ai ka një vendim përfundimtar dhe menjëherë pasi të paraqitet normalisht, organet e zbatimit të ligjit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë për të vuajtur dënimin me burg që është në përputhje me një vendim përfundimtar,” pat deklaruar kryeministri, një ditë pasi që fituesi i zgjedhjeve në Hungari Peter Magyar, deklaroi se nuk do të ketë vend në Hungari për të arratisurit nga shtetet e huaja, e as për Gruevskin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër