Familjarët e viktimeve të tragjedisë së Koçanit ankohen për proces të ngadalshëm gjyqësor

Nga D. V.
213 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Procesi i gjykimit për zjarrin tragjik i vitit të kaluar po zhvillohet shumë ngadalshëm, janë ankuar kështu familjarët e viktimave.

Seancat gjyqësore po zhvillohen me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë, e në disa raste vetëm një ose dy dëshmitarë që dëgjohen, dhe disa nga ata që thirren nuk paraqiten fare në gjykatë, raporton press24.
Sot në seancë dëgjimore ishte studentja Tea Gjorgieva, e cila tha se mjetet pirotenike ishin vendosur shumë afër të pranishmëve në lokalin Puls.

“Turma ishte e madhe. Në një moment rashë dhe u bllokova. Era ishte e rëndë, e thartë, e panatyrshme. Dëgjova shpërthime pas meje”, citohet të ketë thënë ajo duke përshkruar situatën e cila u shndërrua më 16 Mars 2025 në tragjedi kur humbën jetën 63 persona e afro 200 të tjerë u lënduan.

Më shumë se 30 persona, përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, janë akuzuar nga zyra e prokurorisë publike. 3 kompani janë gjithashtu në gjykim që nga Nëntori.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër