“Hiqni dorë nga balta dhe uluni me ne”, Balla-opozitës: Në maj PE do të miratojë raportin, Shqipëria gati për…

Nga D. V.
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill, Zhurnal.mk – Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të lënë mënjanë akuzat dhe të punojnë së bashku për të përshpejtuar rrugën e vendit drejt BE.

Kreu i grupit të PS citoi edhe shefen e diplomacisë europiane Kaja Kallas, e cila tha se Shqipëria dhe Mali i Zi janë afër procesit, duken hedhur poshtë pretendimet se janë bllokuar negociatat.

“Ajo që duhet tua themi me krenari shqiptarëve, nuk është shpresa apo mallkimet e atyre që thonë se negociatat kanë ngecur. Është fakt nga KE se Shqipëria sot ka përmbushur detyrimet nga procesi i anëtarësimin në BE.

Të gjitha piketat e ndërmjetme që kishte janë përmbushur. Ka një procedurë që nga Komisioni kalon te Këshilli dhe nga aty te vendet anëtare. Sikur se u komunikua pardje nga komisonerja Kos dhe dje nga Kaja Kallas se pritshmëria e Shqipërisë për të mbyllur anëtarësimin brenda vitit 2030 është shumë realiste.

Kallas tha se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të bëhen gati për pjesëmarrje në zgjedhjet e 2029 në PE, ky është fakt…

Hiqni dorë nga kjo baltë që po i hidhni Shqipërisë. Është momenti i duhur historik për të punuar bashkë dhe për ta çuar para këtë aspiratë, ejani dhe lexojeni me vëmendje raportin që do miratojë parlamenti europian në 5 maj”, tha Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër