Raporti i Qeverisë për negociatat me BE/ Korrupsioni në nivelin e lartë, 6 hetime të reja në 2025, u dhanë 5 dënime përfundimtare

Nga D. V.
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill, Zhurnal.mk – Raporti i Qeverisë drejtuar Kuvendit për ecurinë e negociatave me BE-në, përfshi edhe shifra të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, pjesë e e kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

Sipas këtij raporti, rezulton se në vitin 2025 sa i për luftës kundër korrupsionit në nivele të larta, u hapën 6 hetime të reja, si dhe u paraqitën 10 akt akuza të reja.

Pjesë nga raporti

Krimi i organizuar: Gjatë vitit 2025 u ruajt një volum i  qëndrueshëm i veprimtarisë hetimore dhe i ndjekjes penale. U regjistruan 74 hetime të reja dhe u paraqitën 18 aktakuza të reja. Në vijim, u siguruan 61 vendime gjyqësore të formës së prerë, duke reflektuar avancim të qëndrueshëm të rezultateve në fazën gjyqësore.

Korrupsioni i nivelit të lartë: Ndjekja penale gjatë vitit 2025 pati fokus në konsolidimin e  rezultateve dhe përfundimin e çështjeve. U hapën 6 hetime të reja dhe u paraqitën 10 aktakuza të reja. Krahas kësaj, u regjistruan 6 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 5 dënime përfundimtare, duke dëshmuar vijimësi të shqyrtimit dhe vendimmarrjes së gjyqësorit në këtë kategori.

Korrupsioni – vepra penale të lidhura me korrupsionin (jo niveli i lartë): Në 2025, u evidentua një numër hetimesh dhe aktakuzash. Konkretisht, u regjistruan 878 hetime të reja dhe 236 aktakuza të reja. Në fazën gjyqësore, u raportuan 287 vendime gjyqësore të formës së prerë, si dhe 221 dënime përfundimtare, ç’ka forcon bazën e rezultateve të qëndrueshme në këtë grupim çështjesh.

Pastrimi i parave: Gjatë vitit 2025,  u regjistruan 207 hetime të reja dhe 23 aktakuza të reja. Njëkohësisht, u siguruan 16 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 16 dënime përfundimtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër