VMRO-DPMNE propozon ndalim shtëtësie të dyfishtë për deputetët, por jo edhe për ministrat

Nga B.M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 Prill, Zhurnal.mk – Partia më e madhe qeveritare maqedonase, VMRO-DPMNE, para dy dite ka propozuar përmes deputetëve të saj qëdeputetëve t’iu ndalohet posedimi i nënshtetësisë së dytë, pos asaj vendore.

“Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deputetët parashihet vendosja e një kriteri më të lartë për person që mund të zgjidhet deputet. Parashihet që kandidati për deputet duhet të ketë vetëm shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,” thuhet në propozimin për ndryshim nëligjin për anëtarë të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të hartuar nga disa deputetë të VMRO-DPMNE.

“Deputet mund të zgjidhet personi i cili i plotëson kushtet e mëposhtme: – të jetë shtetas vetëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, – të ketë mbushur 18 vjet jetë, – të këtë aftësi afariste, – nuk është i dënuar me vendim gjyqësor të plotfuqishëm me dënim me burg pa kusht mbi gjashtë muaj, vuajtja i të cilit ende nuk ka filluar dhe – nuk ndodhet në vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer,” thuhet në propozim

Këtë propozim LSDM tha se do ta përkrahë. Ndërkohë partia opozitare kërkon që e njëjta të vlejë edhe për ministrat dhe për këtë ajo edhe ka propozuar ndryshim përkatës në ligjin për qeveri.

Sipas TV 24, BDI është kundër ndryshimeve të propozuara nga VMRO-DPMNE për deputetët, ndërkohë që partia opozitare shqiptare nuk ka bërë ndonjë komunikatë publike për këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër