Bie çmimi i naftës në Kosovë, rritet ai i benzinës për 1 cent

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), i ka publikuar çmimet maksimale të derivatëve të naftës për sot.

Nafta (dizel) ka shënuar ulje për 1 cent krahasuar me një ditë më parë, duke zbritur nga 1.64 euro në 1.63 euro për një litër. Nga ana tjetër, benzina është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.40 euro për një litër, derisa një ditë më parë ishte 1.39.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.87 euro për një litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër