Prishtinë, 24 prill, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për rastin “Banjska” ndaj tre të akuzuarve Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Makismoviq, raporton Ekonomia Online.
Blagoje Spasojeviq dënohet me burgim të përjetshëm, Vladimir Toliq me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim.
Kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, i cili ka shpallur aktgjykimin në këtë rast, tha se të akuzuarit kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Serbisë.
Nga ky sulm ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe Arrni deklaroi se me këto veprime të akuzuarit kanë kryer vepër terroriste.
