PDSH mbledh nesër Kuvendin Qendror, në fokus përgatitjet për Kongresin e IX

Nga B.M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 24 prill, Zhurnal.mk – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka njoftuar se të shtunën, më 25 prill, do të mbajë mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror, ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin e partisë dhe përgatitjet për Kongresin e IX.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet në ambientet e Hotel “NB” në Tetovë, me fillim nga ora 11:30.

Në rend të ditës, siç bëhet e ditur, do të jenë dy pika kryesore: përcaktimi i datës për mbajtjen e Kongresit të IX të PDSH-së dhe formimi i këshillit organizativ që do të merret me mbarëvajtjen dhe aspektet teknike të kongresit.

Nga partia këtë proces e cilësojnë si një hap të rëndësishëm të brendshëm, që hap rrugën për riorganizime dhe vendime strategjike për të ardhmen e subjektit politik.

Mbledhja e nesërme pritet të shënojë nisjen formale të përgatitjeve për kongresin e radhës, në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet e brendshme në PDSH.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër