Të shtënat pranë Trump, në të njëjtin vend ku në vitin 1981 u plagos Ronald Reagan pas një atentati

Nga Xh M
632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 26 prill Zhurnal.mk – Incidenti me të shtëna që ndodhi në Washington Hilton në Connecticut Avenue, ku ishte prezent presidenti Donald Trump, i cili u evakuua me emergjencë, është i njëjti hotel ku u qëllua dhe u plagos Ronald Reagan në vitin 1981, përcjell TV21. Ky atentat ndodhi më 30 mars 1981, kur autori John Hinckley Jr. qëlloi ndaj Reaganit teksa ai po kthehej drejt limuzinës pas një fjalimi brenda hotelit, raporton BBC.

Reagani mbijetoi, por u plagos rëndë nga një plumb që u përplas në anën e limuzinës presidenciale dhe e goditi në trup, duke i thyer një brinjë dhe duke i shpuar një mushkëri. Ai u dërgua me urgjencë në George Washington University Hospital dhe u lirua më 11 prill.

Zëdhënësi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, James Brady, u plagos gjithashtu, si edhe një agjent i Shërbimit Sekret dhe një oficer i policisë së Uashingtonit.

Brady pësoi dëmtime në tru dhe mbeti i paaftë për pjesën tjetër të jetës. Plagët e tij e shoqëruan gjatë gjithë jetës dhe kontribuan në vdekjen e tij në vitin 2014.

Një vit më pas, Hinckley u shpall i pafajshëm për shkak të paaftësisë mendore, por u mbajt në një repart të sigurisë së lartë në St. Elizabeths Hospital deri sa u lirua në vitin 2016.

Një pllakë përkujtimore ende shënon vendin e atentatit në anën e hotelit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër