Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 prill, Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 18 gradë celsius.

Nga nesër moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut.

artikuj të ndërlidhura