Uashington, 2 maj Zhurnal.mk – Një vendim i papritur është ndërmarrë nga administrata Trump, e cila ka përshpejtuar shitjen e armëve me vlerë miliarda dollarë për Izraelin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin, sipas deklaratave të lëshuara nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.
Në total armët vlerësohen në më shumë se 8 miliardë dollarë, ato përfshijnë sisteme mbrojtjeje ajrore për Kuvajtin dhe Katarin, si dhe raketa të drejtuara me lazer për Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin.
Duke justifikuar anashkalimin e bërë ndaj Kongresit, prej DASH, sekretari i shtetit Marco Rucio ka deklaruar se ekziston një emergjencë e cila kërkon shitjen e menjëhershme të këtyre armëve në vendet e sipërpërmendura.
Kjo nuk është hera e parë që DASH vepron pa mirartimin e Kongresit, sa i përket shitjes së armëve, pasi kujtojmë se në fillim të muajit mars Departament Amerikan i Shetit mori një venmdim emergjence per t’i shitur menjëherë 12 mijë bomba izraelit.
