Fundjava e zgjatur përfundon, radhë të gjata në kufirin Evzoni–Bogorodicë

Nga Xh M
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjevgjeli, 3 maj Zhurnal.mk – Fundjava e zgjatur po i afrohet fundit, ndërsa që nga orët e pasdites kanë nisur pritjet e gjata në pikën kufitare Evzoni, në Greqinë fqinje.

Sipas dëshmive të qytetarëve në rrjetet sociale, kaosi ka filluar që rreth orës 14:00 me orën greke. Në këtë pikë kufitare janë regjistruar pritje disaorëshe, ku udhëtarët presin rreth tre orë për të dalë nga Greqia dhe për të hyrë në Maqedoninë e Veriut përmes Bogorodica.

Kolonat e automjeteve shtrihen për kilometra të tërë. Përveç fluksit të shtuar të udhëtarëve, një nga arsyet kryesore për vonesat është edhe zbatimi i sistemit të ri evropian të hyrje-daljeve, Entry/Exit System, i cili ka ngadalësuar ndjeshëm procedurat kufitare.

Përveç Evzonit/Bogorodicës, pritje janë regjistruar edhe në pikën kufitare Dojran, ku qytetarët presin rreth një orë. Krahas udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut, edhe këtë herë numër i madh turistësh janë nga Serbia, si zakonisht gjatë kësaj periudhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër